LABORATORI KLINIK-BIOKIMIK
- Details
- Category: Lab.Klinik-Biokimik
- Published on Thursday, 31 March 2011 19:29
- Written by odc
- Hits: 431
Në këtë laborator me personel të kualifikuar përdoret teknologjia bashkëkohore e kimisë klinike për realizimin e një game shumë të gjerë të analizave kliniko-biokimike. Kjo teknologji është bazuar në përdorimin e aparaturave automatike dhe gjysmë automatike të kontrolluara me programin bashkëkohor të kontrollit.
- Aparati Autoanalizator bën analizën e gjakut komplet me 18 parametra, si dhe formulën leukocitare me 3 popullata. Aparati automatikisht zbulon pathologjinë e elementëve të figuruar të gjakut, duke dhënë mesazhet e duhura për studimin e mëtejshëm të tij me metoda mikroskopike.
- Aparati clinitek. Ky aparat është një analizator automatik i kimisë së urinës, bazuar në teknologjinë e kimisë së thatë dhe në spektrometrinë e reflektimit të kompjuterizuar, aparati mat në mënyrë automatike 10 parametrat kryesore të urinës.
- Autoanalizatori biokimik mundëson kryerjen sa më të saktë të analizave biokimike në gjak dhe në lëngje të tjerë biologjikë. Mundësitë analitike të këtij aparati janë shumë të gjera dhe përfshijnë: substratet, enzimat, elektrolitet, proteinat specifike, medikamentet etj. Analizatori i gazeve të gjakut bën të mundur përcaktimin e ekulibrit acido-bazik të gjakut dhe oksimetrisë në gjak arterial, kapilar, dhe venoz. Kompleksi elektroferik lejon të bëhen me një saktësi shumë të lartë elektroferezat e proteinave, që janë analiza me vlera të larta diagnostikuese. Koagulometri gjysmë automatik është një nga aparatet që lejon kryerjen e analizave si, Koha e protombinës, Koha e trombozës, Fibrinogjeni, etj.










