KABINETI I PEDIATRISË
- Details
- Category: Pediatri
- Published on Thursday, 31 March 2011 19:14
- Written by odc
- Hits: 249
Fëmijëve u kushtohet një vëmendje e veçantë, që nga i porsalinduri e deri në moshën e adoleshencës, përfshi edhe çështjen e mirërritjes së tyre.
Brenda këtij kabineti trajtohen edhe probleme të specialiteteve të pediatrisë si: pneumatologjisë, gastro-enterologjisë, kardiologjisë së fëmijëve, psikopediatrisë etj.
Saktësia diagnostike shtohet këtu edhe nga prania e specialistëve të njohur Profesore-Doktore. Të gjithë fëmijët kartelizohen, duke siguruar një ndjekje periodike në vitet që pasojnë.
Terapia intensive ditore është shërbimi më i ri i ofruar në Klinikën Orthodhokse, ku trajtohen fëmijët që kanë nëvojë për trajtim me antibiotikë intravenoz, intramuscular, serumet ditore, në rast dehidratimi; aerosol dhe kinezoterapi.
Është një kontigjent i madh i fëmijëve të sëmurë nga Tirana, Fshati dhe Rrethet që janë trajtuar dhe mjekuar në këtë Qendër.








