- reset +
Members Login

Login
Home

Holter

Holteri i zemrës është një monitorim i ritmit të zemrës për 24 orë.Diagnoza bashkëkohore përfshin një kontroll 24-orësh, me anë të aparatit“holter”. Ky aparat mbahet me vete, është i lehtë dhe mjaft i sigurt. Çdo 20 minuta matet shtypja e gjakut, si dhe parametrat e tjerë të rëndësishëm (pulsi, rrahjet e zemrës). Këto të dhëna regjistrohen në memorien e aparatit ndërsa pas largimit të aparatit shfaqen në ekran. Sipas këtyre të dhënave, mjeku vëzhgon mesataren e shtypjes së gjakut, shpejtësinë e të rrahurave të zemrës si dhe vlerat minimale dhe mesatare të shtypjes së gjakut, si dhe kohën kur mund të vijë deri tek ngritja e befasishme e shtypjes së gjakut. Në bazë të kontrollit dhe rezultateve të holterit dhe në bazë të analizave tjera të kryera, mjeku mund të konstatojë shkaqet dhe pasojat e mundshme, në bazë të të cilave do të përshkruhet edhe terapia përkatëse.