Ekg
- Details
- Category: Ekg
- Published on Tuesday, 12 April 2011 18:15
- Written by odc
- Hits: 165
Takikardia, ritmi i shpejtë i zemrës, pra kur zemra rreh më shpejt se sa duhet. Për një të rritur rrahjet normale të zemrës variojnë nga 60-100 për minutë. Nëse zemra juaj rreh më shpejt se 100 rrahje në minutë kjo do të thotë takikardi. Rritja e rrahjeve të zemrës mund të ndodhë edhe fiziologjikisht si p.sh kur vrapojmë etj. por në këto raste me pushim edhe ato normalizohen. Rrahjet e shpeshta të zemrës mund të bëhen shkak i problemeve serioze të zemrës. Në këtë rast gjëja e pare që duhet bërë është një vizitë te mjeku kardiolog si dhe një EKG (elektrokardiograma) e zemrës, që është një ekzaminim që bëhet në pak minuta, nëpërmjet disa elektrodave të vendosura ne trup.








