- reset +
Members Login

Login
Home

Rreth nesh

 

  altIshte fillimi i gushtit 1997, kur çdo gjë në Shqipëri kishte nevojë dhe duhej të ringjallej. Dhurata e Perëndisë, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Prof. Dr. Anastasi, krahas punës dhe interesimit do të niste me iniciativën e tij hapjen e themeleve dhe ndërtimin e një vepre humane, vlerat e së cilës do të dukeshin në të ardhmen. Ajo është një nga alilujat pa mbarim që ka bërë dhe po bën për vendin tonë.

Edhe pse në kohën e trazirave kishte më tepër nevojë për ndihmë e dashuri, nuk do të gjendej ajo përkrahje për t’u dhënë njerëzve. Kur shumëkush përpiqej për t’u larguar nga Shqipëria, Kryepiskopi Anastas hapte themelet e kësaj Qendre, duke treguar se në Shqipëri duhej dhe mund të ndërtohej. Perëndia, dëshira, dhe bekimi i Tij kishin nisur rrugën për të përhapur dashurinë, për t’iu dhënë ndihmën njerëzve që aq shumë e kërkonin.

Godina hodhi shtat dhe kjo vepër humane, që u përurua dhe shenjtërua nga Patriku Ekumenik, Bartolomeu I, është sot bekimi Perëndisë dhe kontributi i drejtpërdrejtë i Kryepiskopit Anastas.